“Bjeruni, nëse…! Ouu, bravo!”/ Del biseda mes Ramës dhe Berishës në vitin 1990, i pranishëm edhe Azem Hajdari

Një regjistrim i rrallë i dhjetorit të vitit 1990, ku ka një dialog mes Edi Ramës, Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, është zbuluar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion”.

Tre të lartpërmendurit së bashku me piktorin Sali Shijaku kanë qenë në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha.

ADVERTISING

Ka qenë pikërisht ky i fundit që ka regjistruar me magnetofon dialogun, që është konfirmuar nga Rama, Berisha.

Nga kjo bisedë është publikuar vetëm një pasazh i shkurtër:

Sali Berisha: Skandal…Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjesi per kete… po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë keta..

Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni!

Berisha: Ouu. Bravo! Shumë të drejtë ke.

Azem Hajdari: Në rast se gazeta nesër në ora 8 nuk del, e gjithë Tirana e di, do…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT