Braçe i sigurt: Të dhënat, pa lidhje me zgjedhjet! Duan destabilizim

Erion Braçe mendon se publikimi i të dhënave në lidhje me pagat për 694 mijë qytetarë është shantazh i pastër politik.

“Tani është shantazh politik. Ka një qëllim: destabilizimin. File i prillit është prodhuar më 26 prill dhe 6 maj, pa lidhje me zgjedhjet, i lidhur qartë me qëllimin, destabilizimin pas zgjedhjeve. Me zjarr nuk ja dolën dot, me paratë në letër po e provojnë”, shkruan Braçe.

Hipotezës së destabilizimit i mëshoi edhe Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp këtë të enjte.

Ai drejtoi gishtin nga opozita, që po i përdor këto të dhëna për kapital politik, duke i bërë bashki si Bashën, ashtu edhe Berishën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT