Braçe nxjerr DOKUMENTIN e 1942-shit, kur Qazim Mulleti njoftonte “me nder” se ekzekutimi i partizanëve ishte kryer “rregullisht”

Shfaqja e komedisë “Prefekti” në Teatrin Kombëtar për fetsta e Nëntorit, ka ngjallur debat. Ka nga ata që janë reshtuar pro “Prefektit” që lidhet me Prefektin e Tiranës Qazim Mulleti, dhe nga ata që dënojnë veprimtarinë e tij, shkruan newsbomb.al.

“Vulën” këtij debati ia vë deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka publukuar një dokument të vitit 1942, që mban firmën e Prefektit të Tiranës Qazim Mulleti. Ky i fundit njoftonte ” me nder” Ministrinë e Punëve të Brendshme se ekzekutimi i dënimit me vdekje të partizanëve ishte kryer “rregullisht”.

“Kemi nderin me ju njoftue se ne mengjesin e sodshem nga ora 3.30 u krye rregullisht ekzekutimi i dënimit me vdekje te te quajturve: Hamdi Mëzezi, Nikolla Tupa dhe Ferit Xhajku. Bashkangjitur paraqitet nji kopje e proçes-ver-balit përkates”, thuhet në dokumentin e vitit 2942, i cili mban firmën e Qazim Mulletit.

Deputeti Erion Braçe publikon dokumentin e mëposhtëm dhe shkruan:

“Fashizmi nuk eshte opinion, as teater, as komedi! Fashizmi eshte krim! Urdheroni: Kur pushkatoheshin antifashiste ne Tirane dhe #Prefekti kishte “nderin” te raportonte keshtu! Puthini doren tani!”

263861995 318410503618954 4358163033111300462 n
Dokumenti i Prefektit Qazim Mulleti, njoftonte “me nder” ekzekutimin e partizanëve “rregullisht”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT