Denoncimi i fortë i Bashës: Berisha shoqërohet me trafikantin Fatjon Dautaj! Policia ta arrestojë, e kërkon Britania

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes me nënkryetarët e degëve, dhe menjëherë pasi ish-kryeministri Sali Berisha ka mbaruar mbledhjen në një tjetër sallë të selisë dhe është larguar.
A tha se personi që shkelmoi derën e PD-së është një trafikant në kërkim nga Britania e Madhe dhe se quhet Fatjon Dautaj.
“Nga dëshpërimi i një dështimi, Berisha vjen korridoreve të PD i shoqeruar nga narko trafikanti i shpallur në kërkim ne Britani, Fatjon Dautaj. Në prani të një familjari të tij, ish oficeri policie” – tha Basha.
Ai shtoi se për Dautajn ka nisur një kallëzim penal, ndërsa apeloi që policia ta arrestojë sa më parë.
Basha siguroi se do të njoftojë edhe ambasadën britanike.