“Derën e PD-së e shkelmoi NARKOTRAFIKANTI”, Berisha i përgjigjet Bashës: Kam dhjetëra foto dhe video të tuat me Fatjonin!

Kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi ditën e sotme se derën brenda selisë së PD-së ditën e sotme e shkelmoi Fatjon Dautaj, i akuzuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Fax News u shpreh se ka dhjetëra foto dhe video të Bashës me Fatjon Dautajn, pasi ky i fundit ka ndejtur netë të tëra në çadër gjatë protestës së opozitës disa vite më parë.

Gjithashtu Berisha akuzoi Bashën se bashkë me Edi Ramën janë dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë, pais po marrin peng pluralizmin politik.

“Komisioni i Përkohshëm nuk ka alternativë tjetër përveçse të ndjekë anëtarësinë në vendimet e saj. Sot Komisioni shkoi në seli, Lulzim brava kishte mbyllur dyert. U mbyllte dyert 44 mijë anëtarëve të partisë, një veprim megakriminal.

Perosni që thyeu derën është një militant i PD-së, sipas mediave me precedent penal në Britaninë e Madhe, i një familje të persekutuar nga Hasi, i cili ka ndejtur netë të tëra në çadrën e lirisë. Unë nuk e kam në natyrën time, por më kanë dërguar me dhjetra foto dhe video të Bashës me Fatjonin. Nuk i di veprat penale dhe s’kam asnjë dijeni, por kam arritur në përfundimin se dy kriminelët më të mëdhenj të Shqipërisë janë Edi rama dhe Lulzim Basha. Ata po marrin peng pluralizmin politik”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT