“Destinacion festash si në përralla”/ Rama ndan pamjet e Kelmendit të mbuluar nga bora

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga Kelmendi i zbardhur nga dëbora.
Kreu i qeverisë shprehet se ky mund të jetë një destinacion festash si në përralla.
“Mirëmëngjes dhe me bukuritë e Kelmendit, që mund të jenë një destinacion festash si në përralla, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin në rrjetet sociale.