Diplomatja Edita Tahiri: Bashkimi kombëtar është një ëndërr e madhe, nuk e ndalojmë dot

“Çështje e bashkimit kombëtar është një ëndërr e madhe e vazhdueshme, nuk ka lindur sot, por ka lindur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.” Kështu shprehet diplomatja shqiptare Edita Tahiri për deklaratën e dy kryeministrave Kurti e Rama, një javë më parë në Elbasan.
Në emisionin “Ora e Betit”, Tahiri u shpreh se kryeministrat e të dyja vendeve, për një moment dhanë dorëheqjen nga pozita e tyre, për tu bërë votues të një referendumi për bashkimin kombëtar.
“Kryeministrat e të dyja vendeve, për një moment dhanë dorëheqjen nga pozita e tyre, për tu bërë votues të një referendumi për bashkimin kombëtar. E thashe me ironi sepse kur je udhëheqës nuk je ai që bëhesh votues, por ai që bart procesin e referendumit për votuesit.
Çështje e bashkimit kombëtar është një ëndërr e madhe e vazhdueshme, nuk ka lindur sot, por ka lindur qysh në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Bashkimet kombëtare ndihmohen dhe ndodhin nga faktorët e jashtme e forcimi i faktorëve të brendshëm.
Në rastin tonë, ne kemi bërë një ëndërr më të vogël, që ishte pavarësia e Kosovës. Ne këtë kohë që jemi ne nuk i ndalojmë dot gjeneratat e ardhshme për ta