“Do mbahet mend që sulmoi me bomba ambasadën amerikane”, Çupi: Berisha po i vërtitet…

I ftuar ditën e sotme në transmetimin maraton të “Zona Zero” ka qenë analisti Frrok Çupi, i cili ka komentuar në pikpamjen e tij qëndrimin e Sali Berishës.
Në fjalën e tij Çupi është shprehur se Berisha mbahet mend si personi i cili sulmoi me bombë ambasadën amerikane, teksa nga ana tjetër është duke u përpjekur të gjejë një mundësi komunikimi me SHBA-të.
“Berisha është rapsodik, është mbi bazën e këtyre episodeve që janë realitetit. Ai mbahet mend si personi që sulmoi me bomba amabasadën amerikane. Berisha po i vërtitet çdo gjëje amerikane, qoftë edhe një refugjate që të krijojë një lidhje me Amerikën ose një negociatë.”- tha Çupi.
Kujtojmë se ditën e sotme është duke u zhvilluar referendumi për shkarkimin e kryetarit të Lulzim Bashës , teksa po ditën e sotme pritet të zhvillohet dhe Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Basha./Gazeta Shqip