Dorëzohet ish-kryetari i bashkisë së Lushnjes Fatos Tushe, heq dorë nga beteja me gjyqësorin

Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe ka hequr dorë nga shqyrtimi i çështjes së tij për shkarkimin nga detyra.
Bëhet me dije se nëpërmjet avokatit, Tushe ka hequr dorë nga kërkesa e tij për rishqyrtim të vendimit për shkarkim nga detyra.
Teksa seanca ishte caktuar të mbahej ditën e sotme, njoftohet se ka dështuar për shkak të tërheqjes së Tushes. Kujtojmë se Tushe u shkarkua nga detyra e kryetarit të Bashkisë Lushnje me vendim qeverie pasi u arrestua më 6 korrik bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës.
Tushe do të vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri.
SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh./Gazeta Shqip