Drejtoresha e AKU-s në versionin e “pastores” (Video)

Jeta Deda është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Vendimi është u mor nga Këshilli i Ministrave i firmosur nga zv,kryeministri Arben Ahmetaj.
Deda zëvendësoi ish kreu e AKU Bledar Skënderin. Ish-anëtari i KQZ-së Skënderi u emërua në tetor 2020 si drejtor i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU).
Drejtoresha e AKU-s në versionin e “pastores” (Video)
Një video e arritur në redaksinë e gazetës Shqip drejtoresha e re e AKU-s, Jeta Deda shihet duke mbajtur një meshë në kishë. Siç duket dhe nga pamjet Jeta Deda e AKU-s është ndjekëse e rregullt e riteve fetare në kisha. Nuk dihet nëse këtë do e “praktikoj” edhe në drejtimin e AKU-s.