E FUNDIT/ Nis me ovacione mbledhja e Këshillit të PD-së

Ka nisur me ovacione mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrarike.
Bëhet me dije se pjesëmarrja është e madhe, teksa sapo ka hyrë Basha të gjitha janë ngritur në këmbë dhe kanë filluar ta përshëndesin kreun e PD-së me ovacione.
Kujtojmë se kjo mbledhje është thirrur menjëherë pasi ditën e djeshme u zhvillua Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Është bërë me dije se Basha pritet të shkrkojë ditën e sotme rreth 12 demokratë të cilët janë pro Berishën, duke nisur nga Edi Paloka, Belind Këllici apo dhe emra të tjera.
Megjithatë pritet të mbarojë mbledhja për të konfirmuar një informacion të tillë.
Kujtojmë se pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së mes tij dhe Bashës ka nisur një luftë e ftohtë dhe me retorikë të ashpër./Gazeta Shqip