E RËNDË! Aksidenti tragjik në Milot-Rubik, vd*s tragjikisht fëmija 3 vjeç (Video)

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 1 fëmije 3 vjeç dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur këtë pasdite në Rrugën e Kombit.

Burime për gazetën Shqip bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa njëri prej tyre ka shpërthyer në flakë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrubik ndërsa siç shihet në pamjet e siguruara nga gazeta Shqip një mjet vijon të digjet.

Sakaq, siç duket në pamje disa qytetarë po i japin ndihmën e parë një personi që dyshohet se ka mbetur i bllokuar në një prej mjeteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT