“Egërsirat në Tiranë dogjën flamujt”/ Mediat e Beogradit nuk përmbahen, nxjerrin EMRAT e organizatorëve

Incidentet me djegie e shkulje flamujsh sot në Tiranë, gjatë protestës anti-Vuçiç në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u pasqyruan edhe në mediat serbe.
Ato nuk janë kursyer aspak në përshkrimin e situatës duke e konsideruar “çnjerëzore dhe horror”.
“Horror në Tiranë, ekstremistët shqiptarë djegin flamurin serb”, shkruhet në një artikull.
Një tjetër shkruan: “Egërsirat në Tiranë: Protestuesit djegin flamurin serb”.
Po ashtu mediat serbe i kanë vendosur emra organizatorëve. Sipas tyre protesta është organizuar nga Sahit Dollapi, Agron Kuliçaj e Sali Lushaj, të cilët cilësohen nga media si njerëz të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe kryeministri Edi Rama, po takohen në lidhje me nismën “Ballkani i Hapur”. Aktualisht ata ndodhen në Elbasan.