Erion Braçe “ngre zërin” në parlament: Vaksinimi të bëhet me detyrim! As deputetët nuk respektojnë masat kufizuese

Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka shpërthyer në kritika të forta në parlament, lidhur me zbatimin e masave kundër koronavirusit.
Deputeti socialist u shpreh se masat kufizuese nuk po zbatohen as nga deputetët dhe ministrant
Sipas tij, e vetmja zgjidhje është që vaksinimi të bëhet me detyrim.
“Sot që flasim të sëmurë aktivë kemi më shumë se 6000 veta. Çfarë mund të them për masat, bëra një kontroll për të parë masat që janë në fuqi, ka një kakofoni të ndodhur online, ne ëebsajtet e qeverisë. Duhet thënë se masat nuk zbatohen më , duke nisur nga këtu, dhe sipas rregullave këtu duhet mbajtur maskë. Pashë kryeministrin dhe disa ministra, nuk bëhen as 5 veta bashkë, dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i masave këtu , mos të kërkojë njeri të zbatohen diku tjetër.
Kemi vendos një rregull që të jemi të gjithë të vaksinuar, disa janë të pavaksinuar, po test ju kërkoi njeri, jo, po për orën policore, nuk zbatohet, zero, dhe të penalizuarit janë ata që janë të vaksinuar.
Ndërkohë që virusi qarkullon masivisht te ata të pavaksinuar, përse blejme ne vaksina, kur në krahun tjetër nuk po vaksniohen me ato shifra që duhen dhe bëjnë të mundur ndalimin e virusit. Pa diksutim po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitetet me vaksnim, këtu po shkon gjithë bota, nuk e di pse se bëjmë këtë.
Ka një zgjidhje, vaksinim me detyrim për çdo lloj aktiviteti. Do të mbash lokalin hapur vaksinoji punonjësit. Do të punosh në klubin tënd, prit vetëm të vaksinuarit, duke nisur nga këtu”, tha Erion Braçe./Gazeta SHQIP