Familja Berisha “sfidon” SHBA-në? Pas Saliut, tek bar “Amerika” voton edhe Shkëlzeni për shkarkimin e Bashës (FOTO)

Mëngjesin e sotëm u bëri përshtypje të gjithëve që Sali Berisha votoi në qendrën e votimit ngjitur me Ambasadën Amerikane, madje në një bar të quajtur “Amerika”.

Shumë e panë këtë si një akt sfide që ish-kryeministri i bëri SHBA-së, duke qenë se është shpallur non-grata.

Pasdite në po të njëjtin lokal votoi për shkarkimin e Lulzim Bashës si kreu i PD, edhe djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, gjithashtu pjesë e listës së zezë nga SHBA.

Pasi hodhi votën në këtë referendum organizuar prej tij dhe lartësoi vlerat e konservatorizmit, Sali Berisha paralajmëroi se si ai do t’i kundërvihet takimit të radhës këtë të hënë në Tiranë të Open Balkan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT