“Fatkeqësia e PD ka qenë Sali Berisha”, ish-kreu i PD-së për Zërin e Amerikës: Debati është i vonuar

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Eduard Selami gjatë një interviste për Zërin e Amerikës është shprehur se ish-kryeministri, Sali Berisha është fatkeqësia që I ka ndodhur artisë Demokratike.

Ndër të tjera Selami ështëe shprehur se debate që është duke ndodhur në Partinë Demokratike është I vonuar dhe duhet të kishte ndodhur më parë.

“Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur”-tha ai.

“Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”-vijoi më tej ai.

Ai gjithashtu ka thënë se Basha nuk është lider, pasi është vendosur aty nga Sali Berisha./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT