FOTO/ Berisha ‘shet’ protestën e Ilir Metës si të tijën, publikon foton ku ndodhet edhe Basha

Edhe njëherë sot, Sali Berisha ka tentuar të manipulojë opinionin publik. Ai ka postuar në Facebook një foto nga protesta e 2 marsit të 2020 e organizuar nga Ilir Meta, ku duken me mijëra protestues në shesh, duke tentuar të tregojë se ata protestues janë mbledhur sot në protestë e thirrur prej tij.

Në foton që ka hedhur, Beishës i ka shpëtuar edhe një detaj, pasi aty duket edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili ndodhet në krah të Fatmir Mediut.

Berisha e Meta vertet jane miq dhe ne aleance te ngushte por jo deri atje sa te perdorin fotot e mitingjeve te njeri tjetrit, siç perdorej kembimi i rrobave per feste apo qoka ne kohen e PPSH./m.j

Protesta e Metës në 2 mars, me rreth të kuq Lulzim Basha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT