Fotoja “e trishtë” / Si e komentojnë analistët imazhin që u shpërnda pas Kuvendit të Berishës

Një imazh i shkrepur gjatë konferencës së Lulzim Bashës pas Kuvendit të Sali Berishës ditën e shtunë u shpërnda shpejt në internet dhe u mor e u bë edhe meme nga faqet satirike.

Fotoja është imazhi më i mirë i atmosferës që ka përfshirë Partinë Demokratike pas lëvizjes së nisur nga Berisha.

Politikanë dhe analistë e komentuan atë në studion e Politiko në Top News.

Analisti Ilir Yzeiri: Fotoja tregon gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Partia Demokratike

Deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj: Fotoja është në kohezion me atë që kemi thënë, që PD është në situatën më të vështirë të saj.

Arben Ristani: Është një foto që tregon këta, që shumica janë njerëz që nuk e njohin bazën dhe partinë, pas kuvendit madhështor, që i shkarkoi publikisht.

Analisti Roland Lame: Është foto e trishtë. Tregon realisht gjendjen në të cilën ndodhet sot PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT