Fotolajm/ A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e Lulzim Bashës?

4.935 delegatët e mbledhur nga ish-kryeministri Sali Berisha në “Air Albania” për Kuvendin Kombëtar kanë votuar pro ose kundër shkarkimit të kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Ata votuan këtë të shtunë për shkarkimin e kreut të Partisë Demokratike me argumentin se ka thyer statutin duke dëmtuar rëndë interesat e PD-së.

Kuvendi ka përfunduar votimin e fshehtë për shkarkimin e Bashës dhe më 18 dhjetor do të mbahet referendumi për të konfirmuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Delegatët votuan edhe për shkarkimin e katër nënkryetarëve.

Në fletën e votimit delegatët u përballën me pyetjen: A jeni dakord me shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së? Po/Jo

Fotolajm/ A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin

Me datë 22 mars, Kuvendi Kombëtar i PD-së, do të mblidhet përsëri për të zgjedhur strukturat e reja të PD-së. Deri në ditën e zgjedhjeve, drejtimin e partisë e mer një komision i përkohshëm i përbërë nga 29 anëtarë.

Ish- presidenti Bujar Nishani e ka pastua me mbishkrimin #referendum 18 dhjetor Për PD.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT