FOTOT: ‘Forbes’ rendit Valbonën ndër 5 bukuritë natyrore të Ballkanit

Revista prestigjioze amerikane “Forbes” e ka renditur luginën e Valbonës në Shqipëri si një nga pesë bukuritë më të mëdha natyrore të Ballkanit.

“Ndërsa majat e maleve do t’ju sjellin në mend kujtimet e alpeve zvicerane ose austriake, ato në realitet gjenden në veriun e Shqipërisë”.

Kështu e nis përshkrimin e Valbonës revista ‘Forbes’, në rrëfimin mbi pesë vendet natyrore më të bukur në Ballkan.

Ndër të tjera, ajo çfarë e bën luginën të veçantë, është edhe ekosistemi i pasur. Nga Dragobia, deri në Valbonë, ky park ikonik është shtëpi, jo thjesht e njerëzve.

“Biodiversiteti i larmishëm i kësaj pjese të Ballkanit Perëndimor, është shtëpia e ariut kaf dhe rrëqebullit”, përmbyll përshkrimi.

Lista e plotë

Ndër vendmbërritjet e tjera natyrore renditet edhe liqeni Kerkini. I formuar vetëm në vitin 1932, ky basen ka një historik të pazakontë, pasi është formuar si pasojë e një dige të ndërtuar në një lum.

Prej asaj kohe, liqeni i ndodhur në Greqi është bërë shteg për mbi 300 lloje shpendësh migratorë, që të stacionohen aty.

Parku Kombëtar i Pirin në Bullgari është shtëpia e disa prej maleve më të bukura në rajon. Mbi 200 kilometra katrorë janë gati për t’u eksploruar nga pushuesit.

Specie të rralla, si ariu i murrmë, ujku gri apo shqiponja e artë, janë pjesë e biodiversitetit. Në të, ka edhe një atraksion të veçantë turistik: Pisha 1 mijë e 300 vjeçare, e njohur si pisha Baikushev.

Parku kombëtar i Tara-s, i gjendur rreth katër orë larg kryeqytetit serb, Beogradit, cilësohet si një oaz i bukurisë natyrore.

Një manastir i shekullit të XI-ë i jep një tjetër shije vendit. Teksa, sa u përket kafshëve të rralla, aty mund të hasen disa nga speciet më të veçanta në Ballkan.

Parku Kombëtar i Una-s në Bosnjë dhe Hercegovinë, është i njohur për ujëvarat që gjenden në të. Më e madhja prej tyre, Strbacki, bie nga një lartësi prej 25 metrash. Një vend ku mund të gjenden edhe fortesa të shekullit XV rrethohen nga natyra magjepsëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT