Grabitja e postës në Babrru/ Përse Ervin Bushati ka anulluar tenderin për ruajtjen e godinave?

Disa ditë më parë dy të mitur të cilët, vodhën filialin e postës në Babrru të Tiranës janë vënë në pranga. Në kuadër të operacionit “Filiali” u arrestuan R. S., 15 vjeç dhe E. L., 17 vjeç.
Ata grabitën 200 mijë lekë nga filiali i postës në Babrru të Tiranës, ndërsa sipas policisë ata kanë kërcënuar punonjësit me armë lodër dhe më pas janë larguar.
Burime për gazetën Shqip thanë se drejtori i ri i postës shqiptare, ish-deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati ka anuluar tenderin për ruajtjen e godinave të Postës në Shqipëri.
Nuk dihen arsyet e anulimit të këtij tenderi i cili ofron sigurinë e objekteve të postës shqiptare në të cilën ndodhen shuma të ndryshme parash.
Tani që është edhe fundviti ku qindra pensionist marrin paratë e tyre janë të pasigurt, kjo përshkak të anulimit të këtij tenderi i cili ofronte sigurinë e godinave dhe qytetarëve.
Posta Shqiptare është një ndër institucionet më të rëndësishme në Shqipëri, nuk dihet përse kjo neglizhencë apo “frikë” nga ana e drejtorit të Postës Shqiptare.
Tashmë godinat e postave janë të paruajtura dhe kjo vjen për shkak të anulimit të këtij tenderi./Gazeta Shqip