Grenell-Kurtit: Ktheje mbrapsht vendimin për refuzimin e gazsjellësit amerikan e evropian

Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar pas krizës energjetike të krijuar në vend.

Përmes një postimi në Twitter, Grenelli ka theksuar se kryeministri i vendit Albin Kurti, duhet ta kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit të gazit amerikan.

“Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike në Kosovë është problem serioz”, ka thënë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT