“Hajde, lëre kokën që të dhemb”/ Lodhet Jemin Gjana, kolegu s’e ndihmon, çfarë nuk u pa në Këshillin Kombëtar (VIDEO)

Lulzim Basha mblodhi sot Këshillin Kombëtar të PD ku prezantoi rezolutën e tij, e cila u votua unanimisht nga anëtarët e partisë.

Mbledhja me dyer të mbyllura u shoqërua me debate ku folën Jemin Gjana, Roland Bejko dhe Ferdinant Xhaferri.

Gjithashtu sot në selinë blu u votua edhe për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë që iu bashkuan Berishës dje në Kuvendin e mbledhur prej tij.

Kreu i Komisionit të Partisë Demokratike Jemin Gjana ka kërkuar ndihmë nga kolegu i tij teksa lexonte emrat e personave që votuan për shkarkimin kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dhe anëtarëve të kryesisë.

Gjana lexoi listën deri tek shkronja H dhe më pas i tha Albert Abdylit që t’i lexonte ai të tjerët. Por ky i fundit nuk pranoi, duke shtuar se i dhimbte koka.

Jemin Gjana: Nga H te ZH, hajde lexojo pak, hajde

Albert Avdyli: Më dhemb koka..

Jemin Gjana: Hajde more. lëre kokën që të dhemb

Albert Avdyli: Jo, jo (largohet).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT