Historike! Briken Calja shpallet kampion bote

Një moment historik për peshëngritjen shqiptare. Briken Calja është shpallur kampion bote në stilin e shkëputjes në peshën deri 73 kg. Shtangisti shqiptar ngriti 156 kg në provën e fundit dhe finale, duke kaluar rivalin tajlandez.

Calja e nisi me 152 kg, duke e ngritur pa probleme, po ashtu edhe peshën 154 kg. Për të shkuar në provën finale, teksa ngriti 156 kg, si akush tjetër dhe shpallet kampion bote.

ADVERTISING

Në 2018, Calja u shpall kampion europian në Bukuresht, por kjo është padyshim arritja e tij më e madhe.

Kampionati botëror i peshëngritjes në Tashkent të Uzbekistanit ka rezultuar i suksesshëm dhe për Erkand Qerimaj, që ka arritur të marrë vendin e katërt.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT