Holanda u mbyll nga Omicron, Rama paralajmëron: Duhet të përgatitemi për një valë të re, mund të rishikojmë masat

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë konferencës për median ka theksuar se kriza e pandemisë është një ndër sfidat me të cilat është përballur vendi dhe bota gajtë këtij viti, duke theksuar se ato ja kanë dalë që të bëjnë një jetë të çliruar për ti ardhur në ndihmë ekonomisë.

Sipas tij përhapja e Omicron është një ndër rreziqet që po bllokon të gjithë botën, ndaj duhet të bëjmë kujdes dhe në varësi të situatës do të kemi dhe rishikim masash, por jo bllokim të plotë si në muajt e parë të pandemisë.

Kryeministri Edi Rama paralajmëron masa të reja lidhur me përballimin e versionit të ri të virusit Omicron që po qarkullon.

Rama la të kuptohet se situate do të monitorohet por se duhet të jemi të përgatitur.

“Jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një version të ri të virusit që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllur deri në 14 mars dhe vendimet për mbylljen do të merren rast pas rasti. Ne nuk do të ngutemi por duhet ta dimë që nuk mundet dot të kalojmë sikur nuk ndodh asgjë dhe disa masa do të duhet rimarrë pa e shtrënguar zinxhirin e jetës dhe ekonomisë” tha Rama në konferencën e fundvitit informon Ora Neës.

Sa i takon procesit të vaksinimit po bëhet një vlerësim të situatës.

“Kemi garantuar të gjithë dozat e vaksinave dhe vaksinimi ecën por jo ashtu siç do të duhet të ecte. Po bëjmë një vlerësim se një pjesë e konsiderueshme njerëzish janë vaksinuar jashtë”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT