“I ke futur thikën pas shpine”/ Berisha zbulon bisedën me Bashën pasi humbi në 2017

Sali Berisha në një emision televiziv mbrëmjen e sotme ka treguar bisedën që ka zhvilluar me Lulzim Bashën pasi PD humbi zgjedhjet e vitit 2017.

Berisha tregon se i tha liderit demokrat që të jepte dorëheqjen. Kjo pasi sipas tij në të gjitha sondazhet dilte që Ilir Meta ishte opozitari më i fortë.

“Në poll-et që bëheshin dilte Meta gjithmonë opozitari më i fortë. I thashë Bashës me këtë që po bën i ke futur thikë pas shpine trungut tonë elektoral dhe e ke larguar nga votimet.

Jo po kështu, jo ashtu, morëm një rezultat mizerabël. I them zotëri duhet të japësh dorëheqjen, në 2017, më tha jo nuk e jap.

Morëm rezultatin më turpërues. Pasi konstatova që ky nuk lëshonte pe. I thashë ky është një lider i thyer,” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT