“Jam për Berishën”/ Edhe Agustin Kola në “Air Albania” në rolin e delegatit të PD: Kë të mbështes, ata komunistët

I pranishëm këtë të shtunë në stadiumin Air Albania ishte edhe ish-sulmuesi i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare, Agustin Kola.

Këtë herë jo për futboll, aty ku ka bërë një karrierë të ndritur, Kola është në rolin e delegatit të PD në kuvendin kombëtar të kësaj partie.

Në një intervistë të shkurtër për gazetarin e A2 CNN, Kola u shpreh se është delegat dhe do të mbështesë Berishën.

“Jam delegat. Mbështes Berishën. Kë të mbështes, ata komunistët?”, tha Kola.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT