Juristja sulmon Berishën: Bëri PUÇ POLITIK për interesin e tij! Atij i intereson zhurma dhe mashtrimi, siç ka bërë me Gjykatën e Parisit

Juristja Brizida Gjikondi ka sulmuar ashpër ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi Kuvendi i sotëm i Partisë Demokratike ndryshoi statutin, vulën, siglën, si dhe shkarkoi kryetarin Lulzim Basha.
Ajo shprehet se Berisha bëri një puç të mirëfilltë politik, por shton se Gjykata nuk ka për t’i regjistruar ndryshimet e bëra nga Kuvendi pasi të verifikojë ligjshmërinë e procedurave të ndjekura. Por sipas saj, Berishës nuk i intereson, pasi atij i intereson vetëm zhurma dhe mashtrimi i shqiptarëve, siç ka bërë me Gjykatën e Parisit.
“Berisha sot ndryshoi totalisht statutin e PD, ndryshoi vulen, siglen, shkarkoi kryetarin, strukturat drejtuese etj etj. Dmth nje puç i mirefilltë politik..
Por te gjitha keto jane nul nese nuk depozitohen ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane.
Por qe te depozitohen Gjyqtarja duhet per se pari te verifikoj ligjshmerine e procedurave, a jane marre keto vendime dhe a eshte ndjekur rruga dhe procedura qe eshte ne Statut.
Keto procedura nuk jane ndjekur, ndaj Gjykata nuk ka per ti regjistruar por kjo Berishes nuk i intereson, atij i intereson zhurma kaosi mashtrimi dhe destabiliteti i vazhdueshem qe i ofron shqiptarve sidomos kur ka hallin e tij !
E njejta gje sic ka bere me Gjykaten e Parisit.
Ai cdo Institucion e shikon si mjet shperdorimi per rremujat dhe qellimet e veta jo zgjidhjeje.
Pjesa me e shemtuar ne kete histori jane mjeranet qe i shkojne pas, duke bashkuar fatin e tyre me fatin e tij te zi”, shkruan Gjikondi.