Kaosi i krijuar në selinë e PD, Flutura Açka: Më kujtojnë ‘97-ën, këto janë orë tragjike për shqiptarët

E ftuar në emisionin “Pikat mbi i” ishte deputetja Flutura Açka. Ajo e cilësoi kaosin e krijuar në selinë blu, me pamje të ngjashme me ’97-ën, duke shtuar se këto janë orë tragjike për shqiptarët.

“Në fakt e mësova rrugës, në kohën që vija këtu atë që po ndodhte. Kjo më kujton ditë të vështira të një Shqipëria që i ka parë këto vuajtje. Mua personalisht më kujtojnë ’97-ën, mënyra se si është paraqitur, mënyra se si ka proceduar dhe mënyra e procedimit për mua është e gabuar. Këto janë orë tragjike për shqiptarët”, tha Açka.

Nga ana tjetër, analisti Artur Zheji, tha se PD po shkon në një përçarje dhe palët po tregojnë një provë force e jo arsyeje.

“Nëse do të vazhdohet me këtë frymë do të mund të shkohet në një përçarje. Ndeshjet e vogla që ndodhën në holl, mund të përshkallëzohen në përplasje më të mëdha. Kjo është provë force e jo arsyeje”, përfundoi Zheji./ BW

Back to top button
LAJMET E FUNDIT