“Katër deputetë hapën një club dhe…” / Shpërthen Braçe: Zot, shpëtoje këtë vend nga politikanët e tij

Deputeti Erion Braçe ka quajtur si të papërgjegjshme kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi duke festuar në një lokal, në një kohë që vendi ndodhet nën kërcënimin e Covid.

“7 të vdekur sot nga Covid! Zero përshtypje deri kur t’u bjerë në derë të tyre. Nuk luftohet Covid me gjasmë. Gjithë Europa me masa ekstreme kundër Covid, këtu, shiheni vetë”, shkruan ai në postimin që shoqëron me foto ku shfaqet kryetarja e LSI-së duke festuar.

“Katër deputetë të Kuvendit kanë hapur një club që sipas ligjit duhet të jetë i mbyllur dhe po festojnë”, vijon ai.

Braçe ironizon zbatimet e rekomandimeve të Komitetit Teknik.

“Javën e shkuar, Komiteti Teknik vendosi të mos ndryshojë gjë, ndërkohë që zero po zbatohen masat ekzistuese. Ky vend po habit këdo me papërgjegjshmërinë e tij kudo, grumbullon, bën mbledhje, zero masa, as maskë, feston, zero masa, as maskë dhe të gjitha në ambiente të mbyllura. Zot i madh shpëtoje këtë vend nga papërgjegjshmëria e politikanëve të tij”, mbyll reagimin e tij Braçe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT