Kë emër do të propozojë PS nëse shkarkohet Meta? Balla jep përgjigjen

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla, u pyet në konferencën e sotme për Presidentin e ri dhe nëse Partia Socialiste ka një emër.

Megjithatë Balla nuk dha një emër dhe u shpreh se Kuvendi do të fillojë procedurat për zgjedhjen e kreu të ri të shtetit në muajin prill nëse nuk do të ketë një shkarkim të Presidentit Meta nga Gjykata Kushtetuese.

“Nuk i jap përgjigje dot sot. Ajo që ne kemi thënë që prej ditës së parë pas miratimit të shkarkimit, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë, ne do të respektojmë çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese.

Do të mirëpresim vendimin dhe nuk do të bëjmë asnjë koment. Ne kemi vendosur një standard të cilin e respektojmë tashmë, nuk komentojmë vendimet e gjykatave por vetëm i zbatojmë ato.

Ne jemi shprehur dhe qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe në kemi votuar për shkarkimin e tij, por nga ai moment nuk kemi dhënë asnjë koment pasi nuk i bën mirë çështjes”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT