Këngëtarët nga Rumania që këndojnë muzikën e vjetër shqipe por nuk flasin gjuhën tonë

Florentina Barbu, Ramy Fares dhe Daniel Bertesteanu janë një treshe muzikore nga Rumania dhe Egjipti, që po korrin sukses me këngën shqiptare.
Ata janë bashkuar dhe performojnë muzikën e vjetër shqiptare, duke i dhuruar shumë emocione.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, treshja treguan eksperiencën e tyre dhe dëshirën që kanë për të ardhur në Shqipëri.
“Një mik i imi më njoftoj se po kërkonte dikë që të këndonte këngë shqiptare. Më pas duhej dikush për kitarë dhe i thash Danielit. Më vonë, na u shtua dhe Remi.
Unë kuptoj çdo këngë që këndoj, sepse kam pasur ndihmën e një profesori në universitet dhe na ka përkthyer. Për mua gjuha shqipe nuk është e vështirë”, tha Florentina.
“Në fakt, unë bëj harmonitë dhe rregullimet e ndryshme në kohë”, u shpreh Danieli.
“Kënga ime e preferuar është ‘Bilbili’, të gjithë e dinë atë. Mendoj erdhi te zemra ime dhe ndikoj te ne. Unë nuk jam nga Rumania, jam nga Egjipti”, tha Rami.
“Është një zonjë e moshuar, më duket se ka vdekur dhe nuk e mbaj mend emrin e saj. Nexhmije Pagarusha, interpretimet e saj janë të mrekullueshme”, shtoi Florentina.