“Keni shenjtanin brenda!”, Ish-ministri i LSI tallet me Monika Kryemadhin: Ka 5 vite që kërkon ndjesë, keni shenjtanin brenda

Monika Kryemadhi po tenton të përfitojë nga përçarja brenda PD-së për të marrë rolin e parti e besueshme opozitare, duke kryer disa denoncime dhe pse ajo prek edhe njerëzit e saj.

Këtë faktin ia ka vënë në dukje, ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani, i cili me anë të një postimi bën ironi me qëndrimet e Kryemadhit.

“Monika ka hyrë në vitin e pestë në krye të LSI dhe vetëm kërkon ndjesë. Ndjesë për LSI e Ilirit e ndjesë për LSI e vet. Ndjesa zakonisht pranohet, por që “djegia e mandateve dëmtoi opozitën” nuk më bind shumë. Faktet ulërasin se ajo e kjo opozitë që është sot, si në parlament ashtu edhe jashtë tij e kishte dhe ende e ka shejtanin brënda.
Më mirë djepi bosh se shejtani brenda- thonë mirditorët”, shkruan Manjani në rrjetet sociale.

Më tej ai shprehet se “Ndaj them se më shumë sesa djegia e mandateve, opozitën e ka dëmtuar vetvetja; kryetarokracia;mbyllja e plotë ndaj shoqërisë e nevojave të saj për përfaqësim real. Opozita duhet ribërë nga fillimi. Ndjesa nuk mjafton…”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT