“Kërcënon demokratët”/ Agron Kuliçi reagon ndaj Bashës: Neveri për shpifjet. E ka humbur besimin, përdorimi i emrit tim nuk e shpëton

Ish-zv/drejtori i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, ka reaguar pas deklaratave të kryedemokratit Lulzim Basha në bashkëbisedimin me mediat.

Në një reagim për ‘BalkanWeb’, Kuliçi thotë se hedh poshtë me neveri deklaratat e kreut të PD, për të cilin shprehet se e ka humbur besimin e demokratëve

“Hedh poshtë me neveri shpifjet dhe trillimet rreth personit tim nga deputeti Basha. As kam kërcënuar e as komunikuar me asnjë deputet, dhe ftoj cdo deputet të bëjë publike komunikimet.

Mbas 8 vitesh në opozitë Basha ka humbur besimin e demokratëve. Përdorimi i emrit tim as nuk e ndihmon e as nuk e shpëton politikisht.”- shprehet Kuliçi./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT