Kokalari flet nga SHBA për sherrin me gratë e Bashës: Paralajmëroj edhe Grida Dumën, çfarë monstrash po krijohen

Evi Kokalari, amerikania që po i jep mbështetjen Sali Berishës, në këto ditë të vështira në përballjen me SHBA, ka folur për emisionin Breaking në Top News, lidhje incidentin e ndodhur në një prej grave mbështetëse të Bashës në selinë e PD-së.

Ajo shprehet se i ka ardhur keq për këtë incidentet me punonjësen e selisë së PD-së, pasi u keqpërdor nga Basha.

“Më vjen keq që personi më sulmoi, ajo është e keqpërdorur. Aty ishin edhe femra të tjera që punojnë me Bashën dhe nuk e morën mundimin të sulmojë. Dhuna verbale filloi që në katin e dytë, kur jemi ulur ajo hyri dhe mundonte të krijonte një situatë një situatë incidenti. Ajo kishte një vajzë të dytë, me mbiemrin Lamaj, kjo ishte e përllogaritur, edhe asistentja e Grida Dumës ishin afër meje, duke nënqeshur, e unë thashë se çfarë monstrash po krijohen. Unë nuk kisha ndërmend të ikja po të mos më tërhiqte Albana Vokshi, nuk doja të hyja konflikt. Në mënyrën se si e shikoja ato gra në sy me vinte keq, e nuk i hedh në gjyq ato”, tha Kokalari.

Ajo theksoi se luftën e ka me Bashën dhe me të tjerët dhe jo me demokratët e thjeshtë.

“Unë luftën e vazhdoj me Lul Bashën me kunatin e tij, që e ka kthyer PD në një biznes privat. Grida Duma e nënkryetarët e tjerë. Lul Basha e di se si hap probleme dhe unë dua ta vijoj këtë luftë”, theksoi ajo.

Por Kokalari premtoi se do të rikthehet në muajin mars për të marrë pjesë në Kuvendin e marsit ku do të zgjidhet nga Berisha dhe mbështetësit e tij, kryetari i ri i Partisë Demokratike.

“Uroj që në konventën tjetër në mars të kthehem, duan ta kuptojmë se puna ime përfundon se PD të ketë një kryetar të ri. E do të kthehem sepse kam bërë shumë miq që puna ime mbaron në këtë kohë”, tha Kokalari në një lidhje direkte nga SHBA me emisionin Breaking.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT