Kokalari zbulon planet e së ardhmes: Do të bëhet një Parti Demokratike Konservatore, kam parë Kushtetutën e re

Aktivistja e njohur shqiptare e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evi Kokalari ka folur ditën e sotme nga SHBA teksa ishte e pranishme mes të gjithë mbështetësve të Berishës atje.
Në fjalën e saj Kokalari është shprehur se Partia Demokratike do të konvertohet në një Parti Demokratike Konservatore, teksa ka shtuar se e ka parë vetë Kushtetutën e re.
“Për ju që jeni në Shqipëri dhe nuk e shikoni këtë sallën dua t’ju them zoti Berisha se këtu janë mbi 700 veta.
Di t’ju them që realiteti është që PD do konvertohet në një parti konservatore. E kam parë vetë kushtetutën e re të PD dhe nuk duhet të flas për të por më besoni është njësoj si ajo e Partisë Republikane në SHBA.
Foltorja sot do jetë pak e gjatë se është e vetmja që do bëjmë në Amerikë. Ne si komunitet shqiptaro-amerikanë kemi një mision duhet të jemi shumë afër kongresmenëve sepse në raste të tilla që po kalon tashmë Shqipëria na duhet ndihma e tyre dhe gjithashtu edhe për Kosovën. Secili nga ju mund të bëjë një ndryshim dhe merreni shumë seriozisht këtë, deri tani e keni bërë luftën vetëm por imagjinoni të jemi të gjithë bashkë për kongresin. Dua të falenderoj edhe njerëzit nga Vatra ju e dini se kam pasur një debat me ta së fundmi por ata duhet të na rrinë edhe më shumë krah nesh.“- tha Kokalari./Gazeta Shqip