Kritikat e Rejës për Brojën, Sokol Kushta reagon ashpër dhe i del në mbrojtje sulmuesit: Mos lejo njeri të të bëjë dele, ti e more mësimin negativ nga këta njerëz

Sokol Kushta i del në mbrojtje Armando Brojës. Sulmuesi kuqezi u kritikua ditën e djeshme nga trajneri i Kombëtares Edy Reja.
Tekniku italian u shpreh se Broja nuk ka pasur një sjellje shumë pozitive, ndërsa lidhur me këto kritika ka reaguar edhe Sokol Kushta.
Ish lojtar i Kombëtares ka mbështetur Brojën duke i thënë që të mos lejojë njeri ta bëjë dele pasi karakteri është gjë e madhe dhe trashëgohet.
Postimi i Sokol Kushtës:
“Urime Broja… Karakteri është gjë e madhe. Ai trashëgohet… Mos lejo asnjë njeri të ta prishi atë. Mos lejo njeri të të bëjë dele…
Me punën tënde do t’i bësh të gjithë dashakeqët t’i gëlltisin ato që thonë. Ti e more mësimin negativ të këtyre njerëzve.
Prandaj stërvitu fort. Ti je pasqyra më e mirë e futbollit shqiptar… Vazhdo të na kënaqësh me golat e tu”.
