Kryemadhi e pranon: Na kërkuan të futeshim në zgjedhjet lokale, do na faleshin disa bashki! Basha na goditi pas shpine, s’do ketë kurrë bashkim me atë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ka pranuar për herë të parë se mazhoranca i ka kërkuar që të futeshin në zgjedhjet lokale, dhe në këmbim do të kishin rrugën e hapur për të marrë disa bashki.

Përsa i përket një oferte nga PD për t’u futur në një listë të përbashkët në 25 Prill, ku LSI do të kishte 15 deputetë të sigurt, Kryemadhi u shrpeh se kjo ofertë nuk ka ekzistuar, ndërsa shtoi se Lulzim Basha e goditi LSI-në pas shpine, ndaj kurrë nuk do të ketë një bahskim me të,

“Kishim një ofertë për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, ku do të na liheshin disa zona të lira. Ndërsa ofertë për listë të përbashkët nuk kemi patur. Me zotin Basha u takuam për herë të fundit në 1 mars, dhe ai akoma nuk e kishte mbaruar sondazhin me izraelitët nëse do të futeshim me 1 apo 2 lista.

Ne shkuam me shokët në luftë dhe shoku na goditi pas shpine. Me mua si Monikë, s’ka asnjë bashkim më me Lulzim Bashën, për shkak se jam e fundit që kam besuar se nuk janë të vërteta ato që kanë thënë kundërshtarët e tyre”, tha Kryemadhi në A2CNN.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT