Kryemadhi merr në mbrojtje Ahmetajn: Është i pastër, s’ka lidhje fare-fare me inceneratorët!
Monika Kryemadhi në përpjekje për të sulmuar Edi Ramën, bën sikur sulmon edhe ish-ministrat e saj.
Në “denoncimin” e saj më të fundit, Kryemadhi ka zbuluar një skemë se kush nga ministrat ka qenë pro apo kundër impiantit të inceneratorëve në Elbasan, duke i nxjerrë me foto.
Në statusin e publikuar faqen sociale, Kryemadhi mbron ministrin e Financave të asaj kohe, Arben Ahmetajn, duke e nxjerrë të pastër në vendimin e dhënë nga qeveria. Ajo godet Ramën, Gjiknurin dhe padyshim ish-ministrin e LSI, Kokën.
Në këtë “denoncim” Kryemadhi habit me qëndrimin e saj absurd, pasi siç dihet në çdo vend të botës, ministri i Financave është ai jep dritën jeshile, për çdo operacion financiar. Pikërisht ministri i Financave aprovon dhe shpërndan buxhetin për çdo koncesion në Shqipëri, përfshirë edhe inceneratorët.
Kryemadhi bën një autogol, duke mbrojtur Ahmetajn, ministrin që dikur LSI e ka sulmuar pafund “tigrin” e Financave shqiptare. Megjithatë ky akt lidhet apo shihet si shkak i një afrimitetit mes tyre, i cili ka lindur para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit./ Gazeta Shqip