Kujdes kur udhëtoni/ Greqia shtrëngon masat anti-COVID, nuk lejohet pa…

Përhapja e variantit Omicron ka detyrën që shteti fqinj, Greqia të shtrëngojë masat kundër COVID-19 për udhëtarët që do të hyjnë në vend gjatë periudhës së festave.
Çdo person që udhëton në shtetin grek duhet të paraqesë një test negativ PCR të kryer të paktën 48 orë përpara udhëtimit. Kjo vlen edhe për personat që kanë kryer vaksinën anti-COVID dhe janë të pajisur me certifikatë.
Kjo masë do të hyjë në fuqi të dielën, me datë 19 dhjetor, ora 06:00.
Personat që kanë kaluar më pak se 48 orë në shtetin nga ku nisën për në Greqi janë të përjashtuar nga kjo masë.