Lajm i mirë: 683 mijë pensionistë do të përfitojnë nga bonusi 3.5 miliardë lekë përgjatë 2022-2024

3.5 miliardë lekë është bonusi i pensionistëve për çdo vit përgjatë 2022-2024 nga ku përfitojnë 683 mijë pensionistë. Lajmi i mirë u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili e ka publikuar pak më parë në Facebook.
Nga ky bonus që qeveria shqiptare ka vendosur për pensionistët përfitojnë të gjithë kategoritë e pensioneve, gjithsej 683 mijë. Më herët kryeministri Rama njoftoi se pensionistët do të shpërblehen me 50 mijë lekë për festat e fundvitit.