Lëvizja e fortë SHBA/ Dy ditë para kuvendit të Berishës, Escobar do të takohet me Ramën dhe Bashën

Dy ditë përpara mbajtjes së Kuvendit të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, Tiranën pritet ta vizitojë i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar.
Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por sipas A2, pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.
ADVERTISING
Në këto takime pritet të jepen edhe mesazhet e forta të SHBA sa i përket zhvillimeve dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, i cili është përherë në ndikimin e fortë të lëvizjet e tjera si ato ruse dhe kineze.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm.
Në një reagim pak javë më parë Escobar i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA. Sot Escobar po kryen një vizitë zyrtare në Shkup. Lajmi është konfirmuar nga vetë ambasada amerikane në Maqedoninë e Veriut. SHBA ka deklaruar se do të shpallë 50 persona të tjerë non grata zyrtarë dhe ish-zyrtarë një pjesë e të cilëve janë edhe në Ballkanin Perëndimor.