Ligji kundër pastrimit të parave/ Salianji: Do ta votojmë PRO, por meraku ynë i vetëm është se…

Në Kuvend sot u fol për pr/ligjin e “Parandalimti të pastrimit të parave”. Gjatë fjalës së tij, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se do të votojë PRO.

Megjithatë shtoi se do ta bëjë këtë, jo sepse mendon se qeveria ka vullnet për ta zbatuar, por sepse në këtë mënyrë i heq mundësinë për të bërë propagandë.

Salianji vuri theksin tek shkuarja përpara drejtësisë e çdo personi të përfshirë në aktivitetin e pastrimit të parave.

“Juve nga njëra anë thoni se nuk ekzistojnë problematikat që ngre opozita në lidhje me pastrimin e parave dhe kthimin e Shqipërisë dhe kryesisht Tiranës në një lavatriçe për pastrimin e parave, dhe nga ana tjetër keni sjellë një ligj që ashpërson masat dhe vendos nën monitorim më shumë persona.

Por mos vini persona dosido, por persona si ata që ne denoncojmë çdo ditë në opozitë. Ka një problematik të madhe me personat e ekspozuar politikisht, të cilët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe ju të detyruar keni sjellë një ligj. Do ta votojmë pro, jo se besojmë se ju keni vullnet politik për ta zbatuar, jo se besojmë se ky ligj ka munguar për të luftuar pastrimin e parave në këtë vend, por do ta votojmë për t’ju hequr një instrument propagande që ju do ta përdorni që këta kanë ndonjë merak”, tha Salianji.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT