Lufta Basha-Berisha/ Profesori në universitetin amerikan tregon se si zgjidhet kriza në PD

Profesori i Shkencave Politike në Filadelfia, Bledar Prifti i ftuar në Zona Zero në Top News sa i përket zhvillimeve të forta brenda PD-së ndan mendimin se nga lidershipi duhet të largohen të dy, si Lulzim Basha, ashtu edhe Sali Berisha.

Për Priftin, primare, fillimisht duhet të largohet Basha, pasi rruga e largimit të Berishës është më e thjeshtë.

“Duhet të largohen që të dy, si Basha dhe Berisha. Për mua duhet të fillohet me Bashën se është më i lehtë largimi i Berishës, sepse ai është i konsumuar. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte një ndërhyrje nga jashtë dhe një proces riorganizimi. Nëse nuk do të kishte ndërhyrë nuk do të kishte ndodhur riorganizimi, pra largimi i një dështaku dhe një plaku. Me largimin e Bashës unë shpresosj se largimi i Berishës është shumë i thjeshtë. Besoj se Berisha nuk ka as më të voglin shans për tu bërë kryetar i PD, e mendoj se do të kishte një dorëheqje, ndërhyrja nga jashtë do të zgjaste agoninë e opozitës, që është në dëm demokracisë në Shqipëri”, tha Prifti.

Sipas tij, në Kuvendin e 11 dhjetorit u provua mbështetja e Berishës gjë që dihej dhe që nuk mund të mohohet.

“Basha ka të drejtën e tij, nëse vejnë po aq edhe në datë 18 atëherë i bie që PD kja një problem jo në lidership, por në bazë, këta duhet ti thërrasin mendjes. Është e paimagjinueshme një gjë e tillë, të mbështesin dy palët”, theksoi profesor Prifti.

Sipas tij, konfliktet fizike edhe mund të ndodhin, duke parë edhe natyrën e shqiptarit. “Edhe mbase mund të ketë, unë jam i besimit, që ndërhyrjet nga jashtë e bënë situatën edhe më të rënduar, e do ta bëjnë agoninë e liderishpit të vjetër edhe më të gjatë. PD duhet lejuar që të ndjekë proceset e saj demokratike. Përndryshe mund të ndodhin edhe përplasjet fizike, ne e dimë edhe temperamentin shqiptar. Përderisa Berisha provoi se ka shmicën nëse pala tjetër e injoron, i bie që kërkon të përdorë kanale jo demokratike me qëllim që të arrijnë atë që duhet të arrijnë”, theksoi ai./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT