“Lufta e tij është personale”/ Gjikondi: Berisha është komunisti më i keq i diktaturës

“Foltorja e Berishës dhe akuzat e Bashës”, ishte tema e ditës së sotme në emisionin “Breaking” në Top News ku e ftuar ishte aktivistja politike Brizida Gjikondi.
Aktivistja u shpreh se Berisha është komunisti më i keq i diktaturës, lufta e tij është personale.
“Berisha është komunisti më i keq i diktaturës, lufta e tij është personale. Në Shqipëri nuk ka pluralizëm mendimi, Berisha u kthye pasi u shpall Non-Grata. Ligjërimi i Berishës është histerik dhe nuk ka çfarë ti ofrojë partisë”, u shpreh aktivistja.
11 dhjetori sipas Gjikondit nuk do të jetë kuvend por një foltore e madhe në stadium.
“Ftesa për ndërkombëtarët është e shpifur, data 11 dhjetor nuk do jetë kuvend por një folore e madhe. Nuk ka parti demokratike, ka marrë fund”, Brizida Gjikondi.