Mbështetësit e tij “pushtuan” oborrin e PD/ Flet Berisha: Jemi kundër aleancës triraterale të Vuçiçit dhe kreut të Meduzës

Pak para nisjes së protestës së paralajmëruar nga ai, ish-kryeministri Sali Berisha, foli për mediat duke dalë kundër aleancës Beograd-Tiranë-Shkup.

Teksa mbështetësit e tij mbushën plot oborrin e PD-së, në pritje të sinjalizimit të Berishës, ky i fundit tha se sot do bashkohet në protestë përpara kryeministrisë.

“Sot bashkohen në protestën e tyre të parë më të fuqishme në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar të shkelmuar nga regjimi, kreu i meduzës Edvin Rama. Protesta është kundër aleancës triraterale, Beograd me vasalët e tij, Tiranë-Shkup dhe nuk është aspak kundër bashkëpunimit rajonal.

Është kundër kësaj aleance të mishëruar Ballkani i Hapur dhe refuzohet në mënyrë të prerë nga tre vende të tjera të Ballkanit. Kemi të bëjmë me një qëndrim në mbrojtje të interesit kombëtar.

Kjo nismë i kundërvihet në mënyrë flagrante nismës së Berlinit e frymëzuar nga Aleksandër Vuçiçiç dhe Edvin Kristaq Rama. Ballkani i Hapur u themelua nga Aleksandër Vuçiç, por nëse ka diçka të rëndë. Simboli kuq e zi është simboli i përhershëm i shqiptarëve”, tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT