“Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund”/ Duma ia thotë Bashës në sy: Në gabimin e parë që do bësh…

Grida Duma mbajti fjalimin e saj sot në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, tha se do të ishte kritikuesja e parë e Lulzim Bashës kur ai të gabonte.
Ajo gjithashtu i konsideroi të pafalshme foltoret e Sali Berishës, pasi sipas saj janë manipulatore totale të ndjenjave të demokratëve për interesa të tij.
“Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund, ashtu siç ka marrë fund dhe respekti pa kushte për autoritetin moral të Sali Berishës.
Kushti im për ty është të reflektojmë për këto 8 vite, kushti im për të të mbështetur ty është që të harrojmë ta mundim Edi Ramën me një model bunkeri që ka krijuar ai me partinë e vet, dhe ta mundim me një parti demokratike të madhe e të gjerë.
Berisha ka humbur të drejtën për të qenë drejtuesi moral i kësaj partie, ashtu si ka humbur të drejtën të jetë kritikues i kësaj partie. Mos merremi më me Berishën, ta lëmë atë në shejtaninë e vet. Udhëhiq Lulzim Basha, dhe do kesh mbështetjen time, por në rastin e parë që do bësh gabim, do të të kritikoj hapur,” tha Duma.