Mbledhja e Këshillit Kombëtar/ Basha flet për shkarkimet brenda PD

Kanë kaluar 2 orë tashmë që kur nisi mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Edhe pse mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura, Gazeta Shqip ka arritur të mësojë disa nga fjalët e anëtarëve.
Gjatë fjalës së kryedemokratit Basha, ky i fundit tha se do i qëndrojë premtimit që ka dhënë për të mos pasur asnjëherë përjashtim të propozuar nga ai.
Por ka shtuar, se masat e marra mbrëmë nga kryesia, por edhe ato që janë propozuar për sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD.
“E kam thënë dhe e rithem sërish se ka qenë zotimi im i parë si kryetar i PD, që s’do të ketë kurrë përjashtim të propozuar nga unë. As unë e as ju nuk mbajmë njerëz me forcë. Ndaj dhe masat e marra mbrëmë nga kryesia dhe masat e propozuar sot, nuk janë masa përjashtimi, por shkarkim nga funksionet për shkak të dhunimit flagrant të statutit me pasoja për PD”, tha Basha.