Mbyllja e 10 gjykatave/ Prezantohet harta e re, Manja: Të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi nga një gjyqësor i pavarur

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë kanë propozuar sot hartën e re gjyqësore. Gjatë fjalës së tij, ministri Ulsi Manja tha se kjo hartë përmbush pritshmëritë e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Manja u ndal edhe te distanca e qytetarit me gjykatës. Ministri beri të ditur se ndonëse selia e gjykatës do të mbyllet, në godinën ekzistuese do të qëndrojë një sportel i hapur për shërbimet e qytetarëve.

Sipas tij, kjo hartë do të afrojë gjykatat me qytetarët, do të rrisë cilësisë dhe do të përdoren më së miri dhe burimet publike.

“Tashmë është koha e duhur që me investimet që kemi kryer për sistemin gjyqësor të përkthehet në përfitime për qytetarët. Duhet të garantojmë që qytetarët të marrin drejtësi nga një gjyqësor i pavarur dhe i paanshëm. Një nga instrumentet që kemi në dorë është harta e re gjyqësore. Me qëllim rritjen e produktivitetit të gjykatave sjellim këtë propozon për rishikimin e hartës gjyqësore. Është një proces i diktuar nga realiteti i sistemit, me synimin e qartë për të garantuar ruajtjen e një balance të drejtë.

Siç edhe e përmendi kryesuesja e KLGJ grupi i punës ka kryer një punë të lavdërueshme. Në qasjen dhe rolin që ministria ka ne jemi kujdesur që propozimi i ardhur nga KLGJ jo vetëm të balancojë përmbushjen e objektivave por të propozojmë bashkarisht një hartë gjyqësore që i përmbush interesat e qytetarëve shqiptarë. Një nga çështjet që kemi pasur në vëmendje ka qenë edhe garantimi i shërbimeve nga gjykatat sa më afër qytetarëve.

Pavarësisht se selia e gjykatës mund të zhvendoset KLGJ duhet të kujdeset që në godinat ekzistuese të jetë një sportel për qytetarët që të bëjnë kërkesë paditë. Ministria ka shqyrtuar edhe garantimin e aksesit. Kjo është edhe një nga kritikat që ka pasur. Ky propozim është balancimi më i mirë, afërsisë së gjykatës me qytetarin, rritjes së cilësisë”, tha ministri.

Manja kujtoi se lëvizjet demografike në Shqipëri kanë treguar se popullsia është përqëndruar pranë qyteteve të mëdha, veçanërisht në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore.

“Mbi 90% e popullsisë në Shqipëri do të ketë akses në Gjykatën e Apelit në Tiranë për më pak se dy orë”, th ai.

Manja shtoi gjithashtu se pavarësisht se selia e gjykatës mund të zhvendoset, KLGJ duhet të kujdeset që në godinat ekzistuese të gjykatave të ruajë një sportel për të gjithë qytetarët ku mund të paraqesin kërkesë-paditë apo kërkesat e ndryshme që lidhen me gjykimin e çështjeve si dhe të marrin shërbime të tjera nga administrata e gjykatës.

“Distanca e qytetarit me gjykatën duhet analizuar më thellë. Sa i takon distancën ky propozim garanton që të përmbushte standardi i distancës së gjykatave. Lëvizjet demografike kanë treguar se popullsia është e përqendruar në zonat urbane, kryesisht në Tiranë dhe Ultësirën Perëndimore. Seancat nuk do të shtyhen më në periudha shumë të gjata, duke ulur kostot për qytetarët. Jemi këtu sot dhe do të jemi në vijim të gatshëm për të dëgjuar çdo shqetësim që palët e interesuara kanë”, deklaroi Manja.

Harta e re parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm 1 gjykatë apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Pra e ndarë në 2 dhoma. Sa i përket gjykatave të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë 2, në Lushnjë dhe në Tiranë nga 6 që ishin gjithsej.

Shkrihen 10 gjykata të shkallës së parë: Tropoja, Puka, Mati, Kruja, Kavaja, Lushnja, Përmeti, Saranda, Pogradeci, Kurbini. Ndërkohë nga 6 gjykata Apeli të shkallës së parë që janë aktualisht propozohet vetëm një në Tiranë. Do të shkrihen gjykata e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Shkodër.

nga 36 gjykata që janë aktualisht të ngelen 15.

Gjykatat e propozuara të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm:

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër (bashkuar me Gjykatën e Matit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës(bashkuar me gjykatat e Kavajës dhe Krujës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier (bashkuar me Gjykatën e Lushnjës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër (bashkuar me gjykatat e Sarandës dhe Përmetit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës (bashkuar me Gjykatën e Tropojës)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë (bashkuar me Gjykatën e Pogradecit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë (bashkuar me Gjykatën

e Kurbinit)

• Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (bashkuar me Gjykatën e Pukës)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT