Mesazhi i fortë i Escobar pas takimit me Lulzim Bashën: E pres në SHBA, sa më shpejt të jetë e mundur

TIRANË – Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka folur për mediat pas takimit që pati në selinë e PD-në me kryetarin Lulzim Basha.
Gjatë fjalës së tij,zyrtari amerikan konfirmoi mbështetjen e SHBA për Lulzim Bashën, ndërsa e ftoi edhe për një vizitë në SHBA.
ADVERTISING
Në fokus të bisedës së tyre, mësohet se ka qenë lufta ndaj korrupsionit.
“Isha i lumtur që pata takim me opzotën. Kjo është vizita ime e parë dhe pritja ishte e ngrohtë.Pres më kënaqësi të zhvilloj bisedime të tjera pasditë. Pres me kënaqësi të takoj zotin Basha në Washington sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Escobar.
Vizita e Escobar vjen dy ditë para Kuvendit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non grata nga SHBA dhe pas pezullimit nga grupi parlamentar i PD nga kryedemokrati Basha që ka sjellë një krizë në PD.